Liverpool i është përgjigjur deklaratës së mëhershme të Deco për interesimin e tij ndaj lojtarit të tyre. Pikërisht Arne Slot drejtues i ekipit në një intervistë të dhënë ka treguar më shumë në lidhje me këtë deklaratë.
Deco më herët duke folur për premisat e ekipit të tij dhe mundësitë e transferimeve ka bërë dhe një vleresim. Lusi Diaz ishte një prej lojtarëve që drejtori sportiv i Barcelonës vlerësonte. Kështu që ai ngjalli dyshime se gjatë afatit kalimtar të veres mund të kishte një ndryshim në lidhje me angazhimin e tij.
Deklaratë e cila ka ngjallur shumë dyshime dhe aludime për largime të ndryshme nga ekipi. Për këtë në një intervistë të dhënë ka folur dhe Arne Slot. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë deklarim ai është shorehur se dhe ai ka pëlqim për yllin e barcelonës.

Kjo formë e përgjigjes së tij ngjalli po aq dyshime sa dhe deklarata e Deco. Më pas ai qartësoi se secili prej tyre ka një përzgjedhje ndryshe sa i përket yjeve që ata synojnë. Pëlqimin e Deco ndaj Diaz ai e cilësoi si të pashmangshëm. Duke qenë se forma e lojtarit ka qenë e tillë që ka mundësuar këtë pëlqim.
Por, njëherësh ai shtoi se dhe ai pëlqen Yamal në stilin e lojës së treguar. Kjo nuk nënkupton automatikisht afrimin e lojtarit. Ndaj ai qartesoi se deri më tani nuk ka një ofertë apo dhe qëllim për shitjen e tij. Duke shtuar se është e rëndësishme që në këtë sukses të sezonit ta përsërisin në europë sezonin e ardhshëm.