Ish futbollisti I Hollandës, Sneijder ka zgjedhur së fundmi se cilët janë favoritet për të pasur më shumë sukes në Kupën e Botës 2026. Kupa e Botës e cila pritet të zhvillohet në qershor të 2026, do të sjellë një përballje mes 48 ekipeve për të siguruar më tej vendin e parë. Ndryshe në këtë sezon ky edicion do të zhvillohet në tre shtete të ndryshme. SHBA, Meksikë janë pritësit e këtij kompeticioni.
Sneijder I cili ka dhënë një intervistë ka bërë dhe një renditje se cilat do të ishte sipas tij një vendosje e skuadrave. Zgjedhja e tij ka qenë në katër ekipe duke e vendosur kështu në fazën gjysmëfinale. Portugalia, Spanja, Franca dhe Barzili janë pikërisht ekipet pretendentë sipas tij për të siguruër kështu një formë të mirë.

Ajo që bëri shumë përshtypje ishte pikërisht vendosja e skuadrave në një renditje duke lënë kështu janë disa prej tyre si: Anglia, Gjermania dhe Argjentina. Por, holandezi e ka theksuar se është një zgjedhje në bazë të formës që kanë sjellë deri më tani ekipet. Duke lënë kështu hapësirë të mundur për të sjellë ndryshime në renditje.
Sneijder ka qenë pjesë e kombëtares holandeze duke shërbyer atje me 134 dalje të tij. lojtari ka mundur të shënojë 31 gola dhe ka fituar medalje të argjendtë në Kupën e Botës 2010. Një ndër lojtarët që ka lënë gjurmë në futboll dhe ka bërë një dalje mjaft të mirë me kombëtaren.



