Sonte mësohet se cili do të jetë fitues i Topit të Artë

Sonte mësohet se cili do të jetë fitues i Topit të Artë

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë pritet të zhvillohet ditën e sotme në Theatre du Chatelet në Paris. Eventi fillon në orën 20.00 dhe do të mbajë të varur masën e mbështetësve se cili do të jetë fitues i këtij edicioni. Ndryshim i cili nisi nga eventi i vitit të shkuar, tashmë fituesi nuk është në djeni. Vincent Garcia ka theksuar se është vetëm ai që e di se cili do të jetë fitues i kupës.

Lista është bërë e ditur më herët se cilët janë pretendentët për të sigurar këtë kompeticion. Por, në listën me 30 emra janë pikërisht dy prej tyre që kanë zenë një vend më të rëndësishëm. Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal janë dy lojtarët që shihen si më pretendentë për të qenë fitues të këtij edicioni.

Sonte mësohet se cili do të jetë fitues i Topit të Artë
Sonte mësohet se cili do të jetë fitues i Topit të Artë

Francezi është duke kërkuar që të shpallet fitues, pas sukesit që arriti të sigurojë dhe në daljen e tij me PSG. Ekipi arriti të fitojë Champions League në këtë edicion që sapo përfundoi cka i jep më shumë gjasa. Edhe pse shumë njohës të futbollit dhe mbështetës besojnë se do të jetë Yamal ai i cili do të jetë triumfues në këtë edicion ku do të shpallet fitues.

Pavarësisht se ende nuk ka një titull për të në ekip, forma e tij mjaft e mirë e vendos lojtarin të favorizuar në këtë edicion. Ndryshim tjetër është se këtë herë cmimi jepet sipas një sezoni dhe jo sipas vitit kalendarik. Elementë që e bëjnë përsëri të favorizuar Yamal.