Ditën e sotme Shqipëria do të do të zhvillojë takimin e tretë në një ndeshje basketbolli për meshkuj, ndeshje e vlefshme për kualifikimiet në Kupën e Botës 2027.
Shqipëria ndodhet në grupin C në këtë kampionat dhe do të presë sot në orën 19.00 Armeninë në shtëpi. Forma e tyre pritet të jetë e mirë, por ata vijnë pas dy humbjesh të njëpasnjëshme në këtë grup ku janë të renditur dhe në vendin e fundit. Në total ata kanë dy pikë cka I bën shumë më të thyeshëm dhe besimi I ekipit të mos jetë I duhuri në këtë përballje. Duke marrë parasysh, gjithashtu se kjo është një ndeshje transfertë në përballjen e tyre të parë ata humbën në Armeni 84-79. Një diferencë e vogël por e cila nuk mundi dot të shërbente për kualifikimin e tyre dhe të conte ekipin në një hap më të sigurt në këtë kualifikuese.
Këto janë dy humbje që I përkasin vitit të shkuar, dhe kjo përballje do të shënojë dhe një nisje të një viti të rri. Në shtëpi ata ende nuk e kanë sigurinë duke qenë se humbën dhe në sfidën përballë Austrisë cka I bën që të ndihen më të dobët dhe të jenë më të lëkundur në besimin që do të duhet të shfaqin në këtë sfidë. Kombëtarja Shqipëtare nuk është në formën e saj më të mirë dhe nuk ka mundur që të ketë një kualifikim, kjo është ndikuese për formën e grupit, njëherësh një mungesë fitoreje në dy vite e bën që ekipi të krijojë hijet e tij të dyshimit, një fitore e tyre ka ardhur në përballjen e tyre të fundit në shtëpi përballë Luksenburgut në 2021.