Luciano Spalleti është cilësuar si opsioni I mundur I drejtimit të Juventus. Tekniku është një ndër emrat më të lakuar për të marrë këtë post duke u vendosur si një opsion I mundur. Mediat italiane janë ato të cilat e bëjnë me dije një lëvizje të tillë. Por ende nuk bëhët e qartë se kur do të jetë njoftimi zyrtar I tij.
Mediat janë ato të cilat përsëri e bëjnë të ditur se ka një marveshje paraprake, që Spalleti të marrë në dorë ekipin. Vendim I cili vjen menjëherë pas shkarkimit të Igor tudor nga skuadra. Një formë aspak e mirë dhe rezultate negative në seri shënuan kështu dhe fundin e Tudor në krye të zonjës së vjetër.

Edhe pse në nisje të sezonit ata dëshmuan të kundërtën duke u treguar mjaft energjikë. Vazdhimi duket se po I has ata me mjaft vështirësi dhe në një periudhë mjaft të gjatë që janë vendosur pa shënuar. Ishte pikërisht një gjendje që detyroi drejtuesit të përshpejtonin largimin e Tudor.
Spalleti me këtë rikthim të mundshëm duket se do të ketë hapësirën e tij pas një periudhe dy vjecare që është pa ekip. 2023 shënoi dhe largimin e tij nga Napoli, klub në të cilin e drejtoi për dy vite. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe ka qenë dhe në drejtimin e përfaqësueses italiane. Tashmë, duket se është koha e duhur për një rikthim të tij në Serinë A. Duke e shndëruar kështu të tretin teknik që Juventus ndëron në një periudhë të shkurtër.



