Spalleti me një kërkesë për Juventus, afrim i mundshëm

Spalleti me një kërkesë për Juventus

Luciano Spalleti u vendos në krye të ekipit Juventin, pas shkarkimit të Igor Tudor. Tashmë italiani do të jetë I gatshëm jo vetëm për të premtuar ndryshimin, por njëherësh dhe të ndërtojë skuadrën e cila do e shpërblejë në rezultat. Tekniku duket se është mjaft I qartë në kërkesën e tij duke kërkuar kështu të vendosë në shënjestër mbrojtësin e Bayern Munich. Kim Min mendohet se do të jetë objektivi I duhur për përmirësimin e repartit defensiv.

Juventus është vendosur në një periudhë mjaft të vështirë, ndaj është e qartë prej tyre do të duhet mjaftueshëm punë që ata të mund të kenë një rimëkëmbje të plotë. Spalleti është një prej tranjerëve I cili njihet për disiplinën e tij dhe padyshim për vendosmërinë në ndërtimin e projekteve. Ndaj dhe vendosja e tij në krye të skuadrës italiane ka një qëllim për të bërë ndryshimin e nevojshëm.

Spalleti me një kërkesë për Juventus
Spalleti me një kërkesë për Juventus

Pika kyce sipas tij do të jetë një mbrojtje e cila është shumë më shumë e qëndrueshme, ndaj dhe është konsideruar afrimi I duhur. Min-ja I cili më herët ka qenë pjesë e Napolit ka shërbyer për të sjellë një ndryshim në mbrojtjen e ekipit. Shërbimi I tij si një pikë kyce do të shihet si I nevojshëm dhe I domosdoshëm më tej prej Juventus.

Mbrojtësi qëndrimin e tij në Bayern e ka lidhur me një kontratë deri në 2028. Por, në këtë periudhë është konsideruar si një prej tyre I cili është diktuar për një lëvizje të mundshme. Zonja e vjetër mund të ketë shansin që të përfitojë prej këtij shërbimi në afatin kalimtar të dimrit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.