Vedat Muriqi është duke u shndëruar përsëri në një gola shënues mjaft të rëndësishëm. Lojtari ka mundur të gjejë një rritëm mjaft të mirë dhe duket se rikthimi I tij e bën të jetë një figurë kyce në skuadër. Sulmuesi kosovar I Mallorca me formën e tij nuk ka mundur të mos marrë as vëmëndjen e mediave të ndryshme spanjolle.
Edhe pse rikthimi I tij vjen pas një periudhe mjaft të vështirë. Lojtari ka mundur të jetë kontribues mjaft I rëndësishëm duke realizuar 50% të golave në La Liga gjatë këtij sezoni. Deri më tani ka mundur të shënojë tetë gola në 13 ndeshje të luajtura. Gjithësej Mallorca ka mundur të shënojë 15 gola nga të cilat mbajnë vulën e Muriqit.

Gara e tij në këtë sezon duket se do të jetë mjaft e fortë duke synuar ‘’Pichichi’’, titull ku është në luftë të hapur me Leëandoëskin. Muriqi I cili ka kaluar dy sezone të mëhershme jo fort të mira duket se është rikthye në një kontributor mjaft të rëndësishëm.
La Liga ndodhet në javën e saj të 15 dhe Muriqi është konsideruar si një lojtar me mjaft influencë në të gjithë ligën. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së tij me golat e shënuar. Sa I përket kësaj rëndësie në vend të dytë është Mbappe I cili ka mundur të jetë kontribues me 14 gola në 29 ndeshje cka e bën, 48.27%. Forma e Muriqit në këtë sezon duket mjaft mbreslënëse duke sjellë kështu një seri kontributesh për skuadrën.



