Ekipi kombëtar është grumbulluar për të zhvilluar dy ndeshjet e ardhshme. Sfida të cilat janë të vlefshme për Kupën e Botës 2026. Në kuadër të këtyre kualifikueseve ata do të duhet të përballen në shtëpi me Serbinë. Një grup I vështirë për shqiponjat të cilët kthehen nga një disfatë në Ligën e Kombeve.
Ecuria me Silvinjon në krye nuk është se ka garantuar më shumë për ekipin, por besimin e ka pasur përsëri. Sfida me Serbinë është ndër më të rëndësishmet dhe në aspektin e social që ka kjo ndeshje. Por, pas humbjes së tyre me anglinë kjo shndërohet dhe në një luftë për mbijetesën e tyre në këto kualifikuese.

Sfida është e rëndësishme duke qenë se ata tashmë kanë një fitore dhe një humbje. Në lidhje me ecurinë e kësaj sfide ka ndarë dhe pikëpamjen e tij Tomas Strakosha. Portieri I kombëtares në daljen e tij për gazetarët e ka cilësuar si një ndeshje kyce. Për ekipin janë të vlefshme dhe një zgjidhje vetëm gjashtë pikë sipas tij. Kjo është një ndër sfidat ku përgatitja nuk ka munguar. Njëherësh dhe në aspektin e kualitetit janë tepër mirë.
Eksperienca tashmë nuk shihet si një pengesë në ekip. Duke qenë se shumë prej lojtarëve janë pjesë e skuadrave të mëdha. Por, dhe dy përfaqësime tashmë në Europian e bëjnë ekipin të jetë shumë më I besueshëm në suksesin që do të arrijnë. Gjendja meocionale është e mirë është shprehur Strakosha dukesjellë në fokus përgatitjen e tyre për këtë ndeshje. Sfidë e cila pritet të zhvillohet ditën e shtunë në Arenën Kombëtare.