Thomas Strakosha ishte një ndër heronjtë e AEK në përballjen e tyre të fundit ndaj Kifisias. Portieri I kombëtares shqipatre luajti një rol mjaft të rëndësishëm në këtë fitore. Ishin minutat e para ku ai u bë protagonist me lojën e tij. Duke pritur kështu një penallti vendimtare në minutën e 8 të zhvillimit të sfidës. Kjo e lehtësoi edhe më tej ekipin e tij duke lejuar një zhvillim më të qetë të sfidës.
Edhe pse vendasit më pas arritën të shënonin dy herë me Teteh dhe Pandtelidis. Ku e bënë ekipin që të kalonte në avantazh në këtë sfidë 2-0. AEK dhe pse në disavantazh mjaft të thellë nuk u ndal duke kërkuar ta kthejë ndeshjen në favorin e saj. Djemtë e Matias Almeyda arritën të siguronin një përmbysje mjaft të rëndësishme duke sjellë kështu një përmbysje spektakolare.

Jovic ishte ai I cili e gjeti të mundur barazimin. Më pas Almeyda në minutën e 60 mundi të përmbysë rezultatin. Marin ishte ai I cili në minutat shtesë e vulosi këtë ndeshje nga pika e 11 metërisht. Falë kësaj fitoreje ata mundën të siguronin një tre pikësh mjaft të rëndësishëm. Cka e bën ekipin që të renditet në krye të klasifikimit.
Tashmë, portieri pritet të bashkohet me ekipin kombëtar në sfidat që e presin. Përballë Serbisë ende nuk është konfirmuar nëse do të jetë në portë Strakosha. Duke qenë se në grumbullimin e fundit ai nuk rezultoi të ishte në të dy sfidat e zhvilluara nga Kombëtarja Shqiptare.



