Struga, dhe një herë dëshmon formën e pandalshme

Struga, dhe një herë dëshmon formën e pandalshme

Struga dëshmoi dhe një herë formën e saj më të mirë në këtë sezon. Ekipi arriti të sigurojë një fitore të rëndësishme përballë Sileksit, fitore e cila ishte në transfertë për klubin.me një rezultat 1-3 ata mund të siguronin kështu një mundësi mjaft të mirë për të vazhduar kështu javën e shtatë të kampionatit Maqedonas.

Tashmë, me pikë të barabarta me Vardarin ata ndajnë kryesinë e kampionatit. Ku dëshmojnë dhe një herë se janë pretendetët favoritë në vendosjen e tyre në krye të këtij sezoni. Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e Kratovës solli një lojë mjaft të fortë mes ekipeve. Por, ishte Struga ajo e cila arriti të kalojë e para në avantazh në këtë sfidë. Kompaore arriti të realizojë golin e tetë në këtë sezon. Memedriza në minutën e 34 arriti të realizojë një goditje të lirë e cila u përkthye në një gol për ekipin.

Struga, dhe një herë dëshmon formën e pandalshme
Struga, dhe një herë dëshmon formën e pandalshme

Struganët të cilët ishin në epërsi menduan se e kaluan lehtësisht këtë sfidë. Por, Sileksi arriti të reagojë shpejt duke sjellë kështu golin I cili ngushtoi dhe shifrat. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2. Pjesa e dytë risolli një Strugë e cila ishte shumë më kërkuese dhe vazhdoi më tej të kërkojë për të siguruar kështu një rezultat më të mirë. Zenku arriti të shënojë dhe golin e tretë për ekipin duke u vendosur kështu në krye të tabelës. Struga në këtë sezon nën drejtimin e Shkëmbit ka mundur të krijojë tepër progress. Ekipi shihet si pretendet kryesor për të qenë në krye të kampionatit.