Data 10 tetor do të sjellë një tjetër përballje për Kosovën e cila është e velefshme për rrugëtimin e tyre në Kupën e Botës. Këto ndeshje kualifikuese kanë treguar një formë mjaft të mirë të Kosovës e cila do të testohet përsëri në ndeshjen me Suedinë. Kombëtarja e Suedisë së fundmi ka bërë publike dhe listën e lojtarëve që do të jenë të pranishëm në këtë sfidë.
Suedezët do e nisin ndeshjen në këtë grumbullim ndaj Zvicrës fillimisht. Më pas do të duhet të duhëtojnë drejt Kosovës pas tre ditësh ku do të zhvillojnë takimin e ardhshëm. Ekipi kombëtar ka mundur të sigurojë vetëm një pikë në këto kualifikuese. Në dy ndeshje kanë bërë një formë jo të mirë, cka e drejton ekipin drejt urgjencës së tyre për rimëkëmbje. Presioni I pikëve është I ndjeshëm në këtë sfidë ndaj do të duhet që të ketë një tjetër qasje për ta.

Tomason, është në kërkim të dy fitoreve mjaft të rëndësishme dhe do të shkojë më tej me qëllimin e tij në këtë grumbullim. Ai ka bërë dhe përgatitjen e duhur duke sjellë listën e lojtarëve që do të jenë të ftuar në këtë grumbullim. Alexander Isak, Viktor Gyokeres apo Anthony Elanga janë emrat e mëdhenj të ekipit që nuk kishin si të mungonin në këtë grumbullim. Bën përshtypje gjithashtu se ka një mungesë, Besfort Zeneli. Lojtari I cili ishte konsideruar si opsion I duhur duket se nuk do të jetë pjesë në ndeshjet që do të zhvillojë kombëtarja.



