Raphinha në këtë sezon padyshim që mund të cilësohet si një ndër lojtarët më interesantë. Formë e tij ka qenë mbreslënëse duke sjellë kështu interesimin në një fushë më të gjerë. Janë pikërisht një seri klubesh që janë në kërkim të tij si Manchester City, Chelsea dhe Al Hilal. Më shumë se 50 gola të realizuar në këtë sezon e shndërojnë brazilianin në një potencial. Secili prej ekipeve është i gatshëm që të ofrojë duke qenë se cilësohet si më të mirët.
City është në kërkim të forcimit të krahut të majtë. Sulmi shihet si një opsion i duhur për ndryshim në sezonin e ardhshëm. Al Hilal është në kërkim gjithahstu dhe mund të ndeshet me kërkesën e shumë ekipeve për të dakortësuar me brazilianin. Chelsea, është në kërkim duke qenë se do të bëjë një ndryshim rënjësor. Largimi i më shumë se 23 lojtarëve e bën që në objektivin e tyre të jetë dhe afrimi i sulmuesit.

Barcelona, e sheh një opsion largimin e tij, ekipi është duke hasur vështirësi financiare. Tashmë, ata nëse e marrin një ofertë të mkrë do të jenë të gatshëm të shpëtojnë ekipin. Kryesorët në këtë transfertë janë Arabët që janë të gatshëm të paguajnë plot 100 milion euro për këtë transferim. Shumë e cila do të shërbejë për ekipin katalanas për të shuar të gjitha prkblemet financiare. Por, kjo situatë do e detyrojë ekipin që të mund të bëjë dhe një lëvizje jashtë pritshmërisë së tyre.