Moise Kean mund të realizojë gjatë këtij janari një tjetër transferim në Premier Ligë. Mesa duket është destinacioni i tij i preferuar pas kalimit në Serinë A. Sipas tij janë këto dy kampionate tepër të rëndësishëm dhe që i konsideron të përshtatshëm për daljen e tij.
Media të ndryshme angleze e kanë lidhur lojtarin me një tranaferim të tillë. Fulham është skuadra angleze e cila ka shprehur intëresin e saj për të sjellë në ekip lojtarin i cili është duke u angazhuar në Serinë A. Sulmuesi i Fiorentinës është lidhur me një transferim të mundshëm në Premier League.

Mesa duket është një kalim mjaft i rëndësishëm duke qenë së në sezonin e shkuar ai ishte një ndër figurat më të rëndësishme në Fiorentina. 25 gola të shënuar dhe shërbimi në tre asiste e bëjnë atë që të bindë më tej drejtues të klubit për një kontratë të re. Rinovimi i tij u vendos deri në 2029 me klauzolën e lirimit e cila ishte plot 62 milon euro.
Nuk dihet ende nëse Fulham do të jetë i gatshëm që të jetë i hapur për një klaim me kushte të tilla. I vendosur në atë pozitë do të jetë një shërbim i cili ende është në pikëpyetje. Klauzola e lirimit konsiderohet pak e kushtueshme për gjendjen financiare që klubi është duke kaluar. Është afati kalimtar i dimrit periudha ku do të vendoset nëse ka një transferim për të apo jo.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.