Barcelona ka nisur të bëjë përmirësimet për sezonin e ardhshëm. Ekipi e sheh të nevojshme që krahu i majtë i sulmit të jetë ndryshe. Përmirësim që ka vendosir në lëvizje të gjithë strukturat e ekipit. Mirë po, tashmë ata janë shumë më të qartë ku janë në kërkim të pikërisht tre emrave që synojnë. Luis Díaz, Nico Williams dhe Marcus Rashford janë pikërisht tre prej emërave që mund të kenë një kalim në barcelona. Ata shihen pikërisht si figurat kyce në këtë përmirësim.
Luis Diaz, lojtari i Liverpool shihet si një mundësi e mirë. Është pikërisht vlerësimi i Hans Flick për afrimin e tij. Transferimi i tij nuk pritet të jetë tërësisht i thjeshtë. Duke qenë se do të jetë shumë më sfidues për shkak të kushteve që vendos ekipi anglez në kalimin e tij. Kryesisht janë pengesa financiare të cilat ekipi kataluanas pas një sezoni ekonomik jo shumë të qëndrueshëm mund të cedojë. Mirë po, përmirësimi shihet si një pikë shumë më e rëndësishme dhe mund të shtyjë ekipin për të ndërmarrë këtë kalim.

Nico Williams është një tjetër emër që konsiderohet si një mundësi mjaft e mirë. Por, klauzola e tij e lirimit prej 60 milion euro pritet të sjellë një problem për ekipin. Pengesa ekonomike nuk mendohet se mund të shuhet në momentet që është duke kaluar skuadra. Pavarësisht, se dyshohet për një marveshje me këste që mund të arrihet. Marcus Rashford është një tjetër emër prej Premier Ligës që pritet të shërbejë si forcim i rëndësishëm në klubin katalunas.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.