Elmedin Rama ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin Cek. Kalimi I tij është bërë në formë huazimi drejt Vlasim. Klubi cek I cili debuton në katëgorinë e dytë pritet të jetë shtëpia e tij e re. 20 vjecari ka zgjedhur të bashkohet me ekipin në formë huazimi, duke qenë se kartonin e tij e zotëron Slavia e Pragës.
Fillimisht ka qenë Trepca ekipi I tij I fundit përpara se ai të niste kështu rrugëtimin e tij drejt Cekisë. Duke ndryshuar dy klube atje ai ka një njohje të përgjithshme të kampionatit Cek. Transferta e parë për të ka qenë drejt ekipit B të Slavias së Pragës. Dhe më pas kalimi I tij u bë në formë huazimi drejt Pardubice.

Sulmuesi ka treguar një formë mjaft të mirë dhe ka marrë vlerësime të shpeshta për formën e tij. Po ashtu ai është pjesë dhe e ekipit Kombëtar të Shqipërisë ku debuton me U 21. Dhe gjatë daljeve të tij në sezonin e shkuar ka mundur të shënojë dy gola. Kjo e vendos lojtarin në një pozitë mjaft të favorshme dhe të cilësohet si një prej tyre me një të ardhme të mirë.
Deri më tani lëvizja e tij në kampionatin cek e ka dëshmuar se ka mundur të zerë një vend të rëndësishëm në ekip. Por, më shumë mundësi dhe më shumë hapësirë në skuadër e kanë bërë që të ndërmarrë lëvizje drejt skuadrave të ndryshme. Tashmë, në këtë kalim ai ka besimin e drejtuesve për të sjellë një formë mjaft të mirë në skuadër.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.