Barcelona është treguar mjaft e hapur që të kërkojë të nënshkruajë me sulmuesin e RB Leipzig. Yan Diomande është kërkuar prej Hansi Flick si një përforcim i rëndësishëm për sulmin e skuadrës. Shërbimi i tij është vendosur si një shtesë mjaft e nevojshme për tjetër frymë në skuadër.
Qëllim i klubit spanjoll është që të përfshijnë në prurjet e tyre talente të reja që kanë potencial zhvillimi. Nën këtë kontekst është cilësuar si një opsion mjaft i duhr për të sjellë në vazhdim një prurje të duhur. Shpejtësia, driblimi dhe aftësia e tij për të mposhtur mbrojtjen janë pikërisht hallka që e bëjnë një opsion të duhur.

Forma e lojtarit ka marrë vlerësime të ndryshme, cka e bën një ndër talentet më të kërkuar në europë. 19 vjecari ka një kontratë që e mban të lidhur me ekipin deri në 2030. Por, nën një stil loje mjaft të vecantë padyshim që ai ka ngjallur interes nga klube të ndryshme. Një prej tyre është dhe Barcelona e cila kërkon që ta ketë pjesë të skuadrës.
Krahu i majtë i Barcelonës është konsideruar pikërisht si një prej tyre që do të duhet të ketë ndryshime të nevojshme. Për këtë arsye është gjendur si një mundësi cka do të sjellë tjetër frymë në ekip. Mosha e re, karakteristikat janë pikërisht potencial që e vendosin lojtarin si mjaft të favorizuar. Nën projektin e katalanasve shihet si një opsion që mund të ketë më tej zhvillimin e tij në ekip. Filck është mjaft entuziast në afrimin e një figure të tillë.



