Ekipi I Kosovës, FC Ballkani ka bërë një njoftim zyrtar sa I përket një kalimi që kanë mundur ta finalizojnë së fundmi. Bëhët fjalë për shitjen e një prej lojtarëve të tyre. Sunday Adetunji ka mundur të kalojë drejt klubit sudanez Al Hilal. Vendim I cili mesa duket është marrë prej kohësh në shenjë revolte nga ana e sulmuesit. Duke qenë se ai kishte zgjedhur dhe të mos angazhohej në ndeshjet e fundit që kishte pasur ekipi. Njëherësh dhe në zhvillimin e seancave stërvitore që mungesa e tij ishte bërë e dukshme.
Njoftimi I klubit bënte me dije se ishte arritur një marveshje për kalimin e Adetunjit drejt Al Hilal, ekipi nga Sudani I cili kishte shprehur dhe pëlqimin e tij në këtë kalim. Klubi I kosovës e vlerësoi sulmuesin për kontributin që ai kishte dhënë në qëndrimin e tij. Ishte pikërisht një hallkë e cila kishte shërbyer për ekipin.

Gjatë lojës së tij ai kishte pasur mundësi që të regjistronte kështu 38 ndeshje. Ndër të cilat ka shënuar një seri prej 22 golash. Që nuk mbeten të vetmet duke qenë se ka dhënë shërbimin dhe në shtatë asistme. Sulmuesi ishte shndëruar dhe si një pikë mjaft e rëndësishme për ekipin në daljet e tyre europiane.
Ballkani I cili ka dëshmuar në sezonet e fundit dhe formën e mirë në këtë gara, gjatë këtij sezoni ka pasur një formë mjaft të mirë. Ndikues padyshim ishin dhe katër golat e shënuar nga Sunday. Katër gola që sjellin kështu një formë mjaft të mirë të tij dhe ndihmuan ekipin.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.