Superiore zhvilloi javën e gjashtë të saj duke sjellë kështu formacionin më të mirë të kësaj jave. Përballje të cilat bënë ndryshimin në renditje dhe sollën dhe një herë emocionet e Superiores. Trajnerët e ekipeve kombëtare votuan dhe një herë formacionin më të mirë të javës në ekipet pjesëmarrëse. Tirana, Dinamo City, Vllaznia, Egnatia dhe Teuta mundën të siguronin tre pikë në këtë favë dhe të sjellin kështu listën e më të mirëve.
Portieri I egnatias u vendos në këtë listë si më I miri. Mario Dajsinani falë formës së tij u konsiderua si zgjedhja më e mirë e kësaj jave. Mbrojtja u vendos në mesin e katër emrave duke sjellë kështu: Andrey Yago i Vllaznisë, Arbenit Xhemajli i Egnatias, Vasil Zhongo i Teutës dhe Lirim Kastrati i Vllaznisë. Mesfusha u përqëndrua në tre emra ku më të mirët u vendosën mes Klevi Qefalija i Dinamo City-t, Daniel Ëotlai i Teutës dhe Serxho Vogli i Tiranës.

Sulmi u vendos mes tre emrave si Flamur Ruçi i Egnatias mbështet Serge Tabekou e Tiranës dhe Tiago Nani e Dinamo City-t. kjo ishte dhe forma e ekipit të kësaj jave mes emrave të përzgjedhur shihet qartë se Egnatia prezantohet me tre lojtarë të saj. Tekniku I Tiranës u vlerësua në derbin e zhvilluar me Partizanin si më I miri I kësaj jave. Roberto Bordin, morri vlerësimin masimal për stilin e lojës të zhvilluar dhe padyshim për rezultatin e rëndësishëm që mundi të sigurojë në përfundim të sfidës.



