Java e 30 e Superiores ishte një ngërc, një seri prej tre barazimesh për të gjithë ekipet pesjmarrës në këto ndeshje solli një ngërc që do të duhet të rishikohet më tej. Bylis I vendit të shtatë priti në shtëpi Lacin, I cili ndodhet vetëm një vend sipër tyre me një diferencë prej një pike. Nisja e sfidës ishte e qetë dhe një lojë në balancë mes të dy ekipeve e cila nuk prodhoi një aksion interesant. Sfida përfundoi me një rezultat përfundimtar 0-0, cka e la Lacin në dy barazime të njëpasnjëshme dhe Bylis I cili do të duhet të riformohet për të mbijetuar në këtë sezon.
Elbasani në një sfidë në shtëpi në tentativën e saj për te qenë më pranë top katërshet nuk mundi dot të triumfojë. Përballë Dinamos së vendt të dytë ata morrën një barazim 1-1, tashmë për kryeqytetasit ishte një pengesë e cila vinte pas një fitoreje në shtëpi me Bylisin. Pushimi vendos qëllime të tjera për të dy skuadrat ku do të duhet të ritestohen me përballjet e tjera.
Fitorja e shkuar Partizanit nuk I shërbeu për të thyer ngërcin e përballjeve të mëhershme, në një sfidë përballë Teutës ata shkuan të bindur për një fitore në shtëpi por nuk mund të realizonin asgjë. Një barazim pa gola mes të dy ekipeve risjell në fokus të gjithë zhvillimin dhe do të jetë një detyre e rëndësishme për demat të cilët janë në kërkim të vazhdueshëm më etj për një ecuri më të mirë në rrugëtimin e tyre. Teuta me atë barazim shkon në vendin e fundit me pikë të barabarta me një vend më sipër, duke qëndruar dhe njëherë e rrezikuar për pozitën e saj në Superiore.