Superkompjuteri, befason me fituesin e Champions League

Superkompjuteri, befason me fituesin e Champions League

Superkompjuteri ka mundur të bëjë një analizë të plotë në lidhje me statistikat e ndryshme. Qëllimi I tij ishte të bëntë një parashikim për fituesin e këtij edicioni të Champions League. Sipas llogarive të tij është përcaktuar se pas zhiros së dytë të zhvilluar është Arsenal një prej kandidatëve kryesorë për të triumfuar në këtë kompeticion.

Probabiliteti I ‘’topcinjëve’’ vlerësohet me 18.09% cka është shumë më lart se të gjitha ekipet e tjera pjesëmarrëse në këtë kompeticion. Vendin e dytë sipas këtij kompjuteri e zë përsëri një skuadër angleze. Liverpool, shihet si pretendent në këtë kompeticion dhe pse ekipi pësoi një humbje në ndeshjen e tyre të fundit. Me 14.7% konsiderohet si skuadra që mund të vendosë një rekord mjaft të mirë.

Superkompjuteri, befason me fituesin e Champions League
Superkompjuteri, befason me fituesin e Champions League

PSG, e cila është dhe kampionia në fuqi e këtij kompeticioni është renditur në vendin e tretë. Duke u bërë kështu ekipi që mund të jetë pretendent për këtë kompeticion. Ajo që konsiderohet e cuditëshme është fakti se Real Madrid sipas të dhënave renditet në vendin e shtatë me mundësi për të triumfuar në këtë kompeticion. Ndërsa, Barcelona është ekipi I cili renditet vetëm një vend më sipër.

Deri më tani është një parashikim I cili askush nuk e mendonte, duke nxjerë si favoritë dy ekipe angleze. Ndërsa klasikët nuk kanë mundur të mbajnë as podiumin në këtë klasifikim. Finalja e këtij edicioni do të luhet në 30 maj 2026 në Budabest të Hungarisë.