Superliga, Bylsi edhe një hap drejt mbijetesës

Superliga, Bylsi edhe një hap drejt mbijetesës

Një ndër sfidat e mbijetesës është zhvilluar ku Bylis në shtëpi arriti të marrë një fitore nga Teutës. Një fitore 1-0, e con Bylisin më të sigurt një hap para duke krijuar kështu mundësinë që të largohet prej zonës së rrezikut me një tre pikësh. Tre pikë për Bylisin në këtë fazë të kampionatit janë tepër shpresë dhënëse duke qehë se ballshiotët janë duke luftuar për një mundësi mbijetesë në këtë kampionat.

Shpesh e cekur më mediat sportive dhe forumet e ndryshme si ekipi I cili rrezikon më shumë nga rënia në ktë kampionat, Bylis dëshmoi se do të dijë të mbijetojë dhe të shmangë një ndër pengesat që mund të sjellë loja. Një sfidë ku ishin dominues në lojë ata arritën që në pjesë të parë të tregonin potencë por për fat të keq nuk shënuan. Gjuajtjet drejt portës ishin të pakta dhe kjo vjen dhe për shkak të mungesës së sulmit. Të rikthyer në pjesën e dytë në dhjetë minutëshin e parë të nisjes së sfidës ata mundën të shënonin me Ayodeji, duke I cuar shifart në avatazh.

Ky gol e coi ekipin në një pjesë të dytë ku kishte më shumë besim por nuk mund të finalizonte një seri aksionesh që patën. Durrsakët në këtë sfidë ishin gjithashtu agresivë në kërkimin e një goli por të pafat për të gjetur rjetën. Në këtë humbje ata janë në kufijtë e rënies nga kategoria, pavarësisht se sezoni është ende I gjatë dhe mund të rezerojë një seri suprizash për të gjitha ekipet.