Superliga e Kosovës zhvilloi javën e gjashtë të kampionatit. Një javë e cila solli emocione të forta dhe bëri një qartësim të renditjes. Janë pikërisht ekipet që janë në krye që vazhdojnë të kërkojnë pikë. Ndër të tjera ekipet në rënie kërkojnë të mos kenë një lëshim që në fillim të këtij sezoni. Ballkani arriti të triumfojë mbi Dritën me rezultatin 2-0. Hamidi ishte ai I cili zhbllokoi shifart në minutën e 38. Për të shënuar golin e dytë në këtë sfidë ekipi shfrytëzoi minutat e fundit të lojës. Kjo e bën që ekipi të jetë vazhdimisht në kërkim të kreut.
Prishtina arriti të triumfojë në derbin e kryeqytetit ndaj Prishtina e Re. sfidë e cila u mbyll me rezultatin 2-0 dhe tregoi një Prishtinë e cila është e favorizuar në këtë edicion. Bardhekaltërit konfirmuan dhe një herë formën e mirë të tyre. Ilievski ishte ai I cili shënoi golin e parë në këtë sfidë. Më pas Baftiu arriti të përforë favorizimin e epërisë numerike për të shënuar dhe golin final.

Dukagjini arriti të mposhtë Llapin me rezultatin 3-1. Sfidë dhe pse nisi me epërsië e Llapit tregoi për një ekip si Dukagjini që mund të kundërpërgjigjet. Isufi ishte ai I cili barazoi shifrat dhe solli më shumë shpresë në ekip. Merkalu dhe Zulfiji arritën të shënonin në këtë sfidë duke e cuar rezultatin në 3-1. Në ndeshjet e tjera të zhvilluara Gjilani arriti të mos e mposhtë dot epërsinë e Drenicës me një gol të vetëm. Ndërsa Malisheva arriti të sigurojë një fitore bindëse në shtëpi përballë Ferizaj.



