Sylvinho, gati të shkruajmë historinë në këtë play off

Sylvinho, shqipëria gati të shkruajë historinë në këtë play off

Vitet e fundit Shqipëria është duke përjetuar një periudhë mjaft të mirë sportive. Ekipi kombëtar është duke vendosur një tjetër standart në fushën e blertë dhe kjo është treguar dhe prej suksesit të tyre në kompeticionet sportive. Edicioni I Kupës së Botës 2026 e konsideron shqipërinë ende me shpresa për të qenë pjesë, tjetër arritje për kombëtaren kuqezi. Skuadra arriti më së miri që të kalojë fazën e parë në këto eleminatore, duke u bërë pjesë e play offit.

Tekniku Brazilian e ka përshkruar këtë udhëtim si një ndër përvojat më të rëndësishme në karrierën e tij. Sylvinho një ndër fitoret më të rëndësishme në këto dalje ka theksuar se është pikërisht ajo ndaj Serbisë. Pikërisht ka qenë kjo kthesë e rëndësishme e cila ka shtyrë më tej ekipin me më shumë besim për të siguruar një formë më të mirë. Tekniku I cili tashmë ka tre vite qëndrim në kombëtare, ka theksuar se është një periudhë e gjatë dhe tepër intensive për të implementuar kështu një tjetër standart në lojë.

Sylvinho, shqipëria gati të shkruajë historinë në këtë play off
Sylvinho, shqipëria gati të shkruajë historinë në këtë play off

Ekipi I duhur, puna dhe teknikat e ndryshme e bëjnë që të jetë pikërisht një hallkë mjaft e rëndësishme për të ndryshuar të gjithë këtë ecuri. Udhëtimi në këtë eleminatore është po ashtu një ndër eksperiencat më të mira që ka treguar kombëtarja deri më tani. Sylvinho ka cilësuar se është ende një sifdë e vështirë përpara por besimi I skuadrës është I plotë dhe një bashkëpunim intensive mund të sjellë më tej dhe një kualifikim të shumëpritur.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.