Sylvinho, I përgjigjet shanseve për një fitore ndaj Serbisë

Sylvinho, I përgjigjet shanseve për një fitore ndaj Serbisë

Kombëtarja do të ketë testin e saj të radhës ndaj Serbisë nesër. Një ndeshje e cila është zhvendosur nga qendra e Beogradit për t’u luajtur në Leskovacit. Ndeshje e cila është e vlefshme për Grupin K, ku të dy ekipet janë në kërkim të një tre pikëshi. Sylvinho ka qenë ai I cili në seancën e fundit stërvitore që ka zhvilluar grupi ka dhënë dhe mendimin e tij në lidhje me një kualifkim.

Trajneri ka cilësuar se nuk mund të ketë specifikime se cili ekip është më pretendent për të siguruar një fitore. Por, ka theksuar se është një ekip mjaft I fortë Shqipëria që ka në përbërje të saj individë me një sukses në kampionatet kua ata aktivizohen. Kjo e ka bërë që të jetë besimi I tyre shumë më I lartë.

Sylvinho, I përgjigjet shanseve për një fitore ndaj Serbisë
Sylvinho, I përgjigjet shanseve për një fitore ndaj Serbisë

Sipas tij ndeshja është e vlefshme gjatë 90 minutave ndaj dhe në atë kohë do të duhet të jepet maksimumi në fushën e lojës. Tashmë, eksperienca është e fituar sipas tij duke theksuar pjesmarjen e tyre në Europian e bën që ekipi të ketë besimi. Loja në shtëpi përballë Serbëve tregoi potencialin e një ndeshje që mund ta kishin dominuar.

Por, tashmë në këtë udhëtim sipas tij është e rëndësishme që të ketë një fokus të plotë për të mundur të sigurojnë më tej një rezultat pozitiv. Kjo do e vendosë shqipërinë me më shumë gjasa në vendosjen e tyre në një hap drejt një kualifikimi të mundshëm në Botëror.