Trajneri I Kombëtares Shqiptare, Sylvinho ka folur në lidhje me ndeshjen që pritet të zhvillohet me Letoninë e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Një prej sfidave me shumë rëndësi e cila pritet të zhvillojë kombëtarja. Drejtuesi theksoi se ekipi është I gatshëm për të vazhduar më tej në këtë sfidë, dhe se mungesat janë pjesë e pashmangshme në futboll.
Theksimi I tij ishte pikërisht rëndësia e kësaj sfide e cila pritet të luhet në shtëpi. Vlerësimi I tij ishte dhe për kundërshtarin ku e cilësoi si një skuadër fizike e cila kërkon përgatitjen e duhur. Për të është pikërisht një ndër ato teste të vështira që venë në dukje se cilat do të jenë pengesat dhe pikat e forta. Në një plan të qartë ai cilësoi se loja më herët nuk është se ka caluar në një pjesë të vetme. Por, ishte një vendosje në tërësi në të dy repartet që ka shfaqur mjaft pengesa.

I pyetur në lidhje me mungesat ai vlerësoi djemtë të cilët janë pjesë e grumbullimit ku cilësoi se është pikërisht një grup solid. Ndër të tjera kalimi I Adrian Bajramit drejt zvicrës është një akt I vullnetshëm I lojtarit. Më herët ishte vendosur në ekip por Bajrami ka bërë një zgjedhje të minutave të fundit sa I përket braktisjes së kombëtares. Edhe pse Sylvinho theksoi se kishte një bisedë me lojtarin nuk është se ndryshoi qëndrimin e tij. Sot, ekipi do të ketë dhe ndeshjen e tyre miqësore përballë Gjibraltarit.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.