Tahiri, kalon me ekipin e HJK Helsinki në formë huazimi

Ardit Tahiri, kalon me ekipin e HJK Helsinki në formë huazimi

Ardit Tahiri, sulmues i Llapit është bashkuar me ekipin e HJK Helsinki. Kalimi i tij është bërë në formë huazimi për një sezon. Kalimi i tij nga KF Llapi është bërë me opsionin e blerjes, e cila është përfshirë në marveshjen e tyre të kalimit.

22 vjecari është një hallkë e rëndësishne e repartir sulmues. Duke qenë se ka një ndërthurje të forcës së tij fizike dhe konsiderohet si një zgjedhje e duhur atje. Me një favorizim të forcës në ajër që ai tregon shihet si një opsion mjaft i nevojshëm për ndryshimin e ekipit.

Kalimi i tij në Finlandë është pritur mjaft mirë dhe prej lojtarit. Ku aj e ka konsideruar si një hap shumë të madh në karierën e tij. Gjatë prezantimit të tij ai është shprehur se ka bërë një zgjedhje që e shtyn drejt një tjetër hapi.

Ardit Tahiri, kalon me ekipin e HJK Helsinki në formë huazimi
Ardit Tahiri, kalon me ekipin e HJK Helsinki në formë huazimi

Kalimi i tij bëhet fill pas një sezoni mjaft të mirë të tij në Superligën e Kosovës. Me 16 gola të shënuar në 33 ndeshje që ai ka marrë pjesë eshtë shndëruar në një prej lojtatëve që ka sjellë ndryshim atje. Njëheresh është konsideruar dhe një ndër lojtarët më premtues në Kosovë.

Me një karrierë që e ka nisur herët në KF Besa ai ka debutuar në ekipin e parë që në moshë të hershme. Ka qenë pikërisht një formë mjaft e mirë që e ka sjellë në vendosjen e elitës së futbollit kosovar.

Eksperienca e tij në këtë kampionat vazhdoi më tej me Dritën. Më pas me një dalje në europë ai do të ketë mundësi që të shënojë një tjetër hap ndryshe më karrierën e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.