Talenti shqiptar, Adrion Pajaziti me një ekip të rri

Talenti shqiptar, Adrion Pajaziti me një ekip të rri

Adrion Pajaziti pas formës së tij në këtë sezon është shndëruar në një prej mesfushorëve të kërkuar. Ka qenë një sezon mjaft I mirë për të pasi mundi që të shkëlqente dhe të sillte kështu një promovim më të mirë të lojës së tij. I angazhuar me Goricën në këtë sezon, ku shënoi dhe tre gola. Ai është vendosur në qëndër të vëmëndjes për një transferim të mundshëm të tij në Hajduk Split.

Kontributi I tij duke shënuar ndaj tre ekipeve të mëdha si Dinamo, Hajduk dhe Osijekut e vendos lojtarin në një prej më të interesuarëve në këtë sezon. Pajaziti do të duhet të marrë një hap më të madh tani ku do të kërkojë të finalizojë një marveshje sa I takon kalimit në Hajduk. Mesfushori ka qenë në plan të disa ekipeve në këtë sezon kalimesh.

Talenti shqiptar, Adrion Pajaziti me një ekip të rri
Talenti shqiptar, Adrion Pajaziti me një ekip të rri

Interesi fillestar ka qenë I rijekës që të bashkohet me ekipin e tyre. Olompija Ljubljana ka qenë një tjetër ekip që është interesuar për shërbimin e tij. Por, mesa duket zgjedhja e futbollistit pritet të jetë Hajduku. Pajaziti është gjithashtu pjesë e Kombëtares Shqiptare. Ai është përzgjedhur për të qenë I grumbulluar në dy ndeshjet e fundit në eleminatoret e Kupës së Botës 2026.

Pajaziti duket se ka gjetur një projekt shumë më serioz sa I takon kalimit të tij në Hajduk. Një projket që I është besuar nga vetë drejtuesi teknik e ka bërë atë që të ndërmarë këtë zgjedhje. Me këtë lëvizje ai pritet të ketë dhe një vlerësim më të lartë monetar, vlera e tij aktuale është 800 mije euro.