Modric I cili në këtë sezon mbylli karrierën e tij në Real Madrid, kishte disa opsione për të vazhduar karrierën e tij. 39 vjecari I cili shërbeu për 13 sezone në Los Blancos shkëputet për të ndjekur një hap tjetër në karrierë. Përflitej për një kalim të tij të mundshëm në Arabinë Saudite ose në SHBA. Por, nuk ishin këto opsionet e vetme.
Zvonimir Boban presidenti I Dinamo Zagreb më herët ka theksuar se do të kërkonte që Modric të mbyllte karrierën e tij në klubin që e nisi. Ishte pikërisht kjo ajo që e shtyhu më tej Boban për të pasur interesin e Modric. Mesa duket asnjëherë asgjë nuk është e planifikuar. Kështu, Modric do të ketë një transferim I cili nuk pritej.

Milan I cili ka bërë një ofertë për Modric duket se do e ketë në ekip yllin kroat. Ka qenë pikërisht një marveshje e finalizuar mes tyre për të veshur fanellën kuq e zi. Deri më tani nuk dihet se sa do të jetë kontrata që ai do të ketë për qëndrimin e tij në ekip. Por, pagesa e tij do të jetë 3.5 milion euro në një sezon. Më tej do të përcaktohet se cila do të jetë dhe kohëzgjatja e tij.
Zgjedhja e Modric për të shkuar në Milan ishte e papritur, duket sikur ai do të bëntë një zgjedhje për t’I dhënë fund karrierës së tij por e gjitha rezultoi e kundërta. Tashmë në ditët në vijim pritet që të ketë finalizime në lidhje me lëvizjen.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.