Milan sapo ka konfirmuar përmes drejtorit të saj sportiv, Igli Tare se dy prej lojtarëve të pëlqyer të ekipit do të vazhdojnë të qëndrojnë në skuadër. Mbështetësit e milan e konsiderojnë një qëndrim të rëndësishëm këtë afrim. Rafael Leao dhe Mike Maginan janë dy emëra që janë vlerësuar shumë në këtë sezon. Pavarësisht kërkesave që ka pasur klubi ndaj dy lojtarëve zgjedhja e tyre do të jetë qëndrimi.
Tare e ka cilësuar Leao si një ndër lojtarët e rëndësishëm në këtë kampionat. Ai është pjesë e projektit të ardhshëm që Milan është duke ndertuar. Kështu janë shuajtur të gjitha spekullimet qe kishin të bënin me zhvendosjen e anësorit te Bayern Munich. Ka qenë ekipi bavarez i cili ka sjellë një seri ofertash për ta mbajtur në ekip.
Portugezi është në një formë mjaft të mirë dhe këtë e ka dëshmuar dhe në këtë sezon. Janë 12 gola të realizuar prej tij në 38 daljet e këtij sezoni. Kështu ai është dhe vazhdon të mbetet pjesë e Milan duke pasur një pozitë të rëndësishme.

Ndër të tjera Tare ka cilësuar se dhe portieri i ekipit do të jetë pjesë e skuadrës. Mike Maginan ka arritur një marveshje që në sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës kuqezi. Chelsea që ka shprehur interesin për të nuk mundi që ta finalizojë një kalim kështu që ai do të vazhdojë në Milan. Ka qenë pikërisht një mungesë e marveshjes së arritur. Kjo e ka cuar që Chelsea të mos arrijë të zotërojë Maginan.