Tare nis lëvizjen për lojtarët që nuk përshtaten me Allegrin

Tare nis lëvizjen për lojtarët që nuk përshtaten me Allegrin

Trajneri I Milan, Massimiliano Allegri ka bërë të qartë se nuk dëshiron të ketë asnjë pakënaqësi në dhomat e zhveshjes. Ka qenë pikërisht kërkesa që është drejtuar ndaj drejtorit sportiv por dhe ndaj cdo lojtari. Milan I cili është duke kërkuar që të sjellë ndryshime në ekip pasi në sezonin e ardhshëm synimi I tyre mbetet të jetë vetëm Seria A. Ekipi I cili është jashtë kupave europiane në sezonin e ardhshëm synon që të bëjë disa ndryshime në ekip.

Kryesisht janë largime që nuk përshtaten me projektin e së ardhmes që është duke krijuar Allegri. Ndaj dhe Tare ka një detyrë të vecantë për të cuar jashtë ekipit të gjithë të padëshiruarit. Tashmë, Tare ka një listë ku do të duhet të bëjë të gjitha opsionet e largimit më të thjeshta. Adli, Colombo, Vasquez, Okafor, dhe Pobega janë disa prej emërave të cilat lakohen për largimin e mundshëm nga Seria A.

Tare nis lëvizjen për lojtarët që nuk përshtaten me Allegrin
Tare nis lëvizjen për lojtarët që nuk përshtaten me Allegrin

Ekipi është duke nisur një punë mjaft të rëndësishme sa I përket largimeve që do të synohen në sezonin e ardhshëm. Janë pikërisht emëra që për drejtorin sportiv do të lindë si detyrë që të sigurojë një mundësi kontrate në një klub. Në këto emëra është sigurisht dhe Hernandez I cili duket se e ka shumë më të sigurt kalimin e tij duke qenë se janë Arabët e interesuar. Lojtarët e tepërt do të qëndrojnë larg duke qenë se Milan synon të ketë dhe një arkë sa më optimale për të kryer përforcimet që synon të ndryshojnë ekipin në të ardhmen.