Menjëherë pas marrjes së postiti të drejtorit sportiv në Milani, Igli Tare është hedhur në aksion. Ekipi I cili në këtë sezon nuk është se pati mundësitë e përfaqësimit më dinjitoz tashmë do të ketë mundësi që të jetë drejt përmirësimit. Është ky një ndër objektivat që do e shtyjnë më shumë ekipin të besojë për sezonin e ardhshëm.
Menjëherë sytë e Tares janë drejtuar brenda kampionatit duke cilësuar tre prej lojtarëve të romës si të duhurit në transferim. Bëhet fjalë për Alexis Saelemaekers, Tammy Abraham dhe Francesco Camarda. Janë pikërisht këta lojtarë që shihen si mundësitë e afrimit dhe e përforcimit të mëtejshëm të ekipit.

Saelemaekers dhe Abraham ishin dy huazime, duke e cilësuar se mund të ketë ende mundësi që ata të bëhen të përhershëm me një marveshje e cila mund të negociohet me klubin. Kjo ka ndodhur duke qenë se Roma është e gatshme që ta blejë menjëherë huazimin e saj. Ndërsa Milan është shumë më pak I sigurt nëse Abraham do të jetë në gjendje të jetë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm.
Pikërisht janë këto pikëpyteje qe këtë huazim e bëjnë shumë më të vështirë. Camarada në krahun tjetër kërkon më shumë minuta në fushën e lojës. vetëm 17 vjec dhe me ekipin e tij që ka rënë në kategori ai shihet si një opsion I duhur që të jetë pranë Romës në sezonin e ardhshëm. Është pikërisht periudhë që të gjitha ekipet mundohet të përfitojnë për të kryher afrimin më të duhur dhe një lëvizje e cila mund ta ndihmojë më tej ekipin.