Një kohë e gjatë është bërë që prej kur është përfolur për herë të parë në lidhje me këtë transferim. Milan duke mos pasur rezultatet e nevojshme në këtë sezon është duke menduar për një reformim total. Kjo shihet lehtësisht e arritshme në klubin zikaltër ku të ata synojnë që ta arrijnë këtë përmirësim. Ekipi I cili ka një histori në futbollin italian kërkon që në sezonin e ardhshëm të ketë prezantimin e duhur.
Ka qenë pikërisht Zlatam Ibrahimovic I cili në dëshirën e tij për të pasur një drejtues të rri sportiv ekipi ka përmendur Igli Taren. Tare më herët e ka pasur këtë pozicion në Lazio ku ka arritur një seri suksesesh me ekipin e tij. Ai është I njohur për një përzgjedhje të kujdeshme dhe ka pasur një seri suksesesh me këto lëvizje.

Lëvizja e tij te Mialn është pasuar me një seri takimesh me Giorgio Furlan I cili është CEO I ekipit. Këto e kanë bërë që të jetë një ndër më të preferuarit sa I përket kësaj lëvizje duke qenë se ata e shohin si një mundësi të mirë. Tare nuk ka asnjë angazhim dhe do të jetë në gjendje të punojë menjëherë me ekipin. I pyetur për këtë lajm, Tare është shprehur tepër opimist. Ai e cilësoi si një ndër mundësitë më të mira dhe në qoftë se do të ndodhte do të ishte vërtet I lumtur të bëhëj pjesë e një ekipi plot histori. Kujtojmë, se vendimi ende nuk është marrë dhe Tare mund të jetë pasardhësi I këtij posti.