Tare tenton përsëri për afrimin e Jasharit

Tare tenton përsëri për afrimin e Jasharit

Milan I cili është në vazhdën e përmirësimit të ekipit është duke vlerësuar ndryshim në mesfushë. Së fundmi ata kanë konfirmuar mbritjen në ekip të Ricci, por ndër të tjera është bërë e ditur se dhe Modric është shumë pranë afrimit. Në këtë mënyrë ata janë duke synuar dhe një herë afrimin e një talenti të rri. Bëhet fjalë për një tjetër ofertë e cila do të shkojë në favorin e Ardon Jasharit.

Mesfushori shqiptar I cili luan në belgjikë është shndëruar në një sensacion për Milan. Ai është konsideruar si një prurje e duhur në mesfushë dhe klubi ka bërë disa tentativa. Clube Brugge ka vendosur një cmim prej 35 milion euro për klauzolën e tij të lirimit dhe I qëndron tepër strikt kësaj shumë. Ata janë duke refuzuar dhe ofertën e Milan e cila ishte 32 milion euro, ku 3 milion ishin në formë bonusi.

Tare tenton përsëri për afrimin e Jasharit
Tare tenton përsëri për afrimin e Jasharit

Belgët duket se kështu janë duke e mbajtur më gjashtë Jasharin në ekip duke refuzuar oferta shumë të përafërta. Në krahun tjetër është dhe dëshira e lojtarit I cili kërkon që të jetë larg kampionatit belg në këtë sezon të rri. Dëshira e tij vazhdon të jetë Milan dhe kjo mund të ndryshojë qasjen e belgëve në lidhje me ofertën që është duke u sjellë në klub për të. Deri më tani asgjë e re nuk është vendosur por Milan është duke bërë dhe një hap sa I takon afrimit të tij në mesfushë. Mesa duket dhe në Milan ai vazhdon të cilësohet si një përforcim tepër I domosdoshëm.