Tare, zhvillon takimin javën e ardhshme për postin

Tare, zhvillon takimin javën e ardhshme për drejtim të ekipit

Përsëri janë mediat Italiane ato që e kanë risjellë në fokus emërin e shqiptarit për të marrë drejtimin e klubit Italian. Për një periudhë të gjatë në kërkim të drejtorit sportiv, milan është duke zhvilluar bisedime me Igli Taren. Tare do të zhvillojë fazën e ardhshme të bisedimeve me CEO-n e ekipit Giorgio Furlan. Një takim i cili pritet të mbahet javën e ardhshme për të përcaktuar nëse është pranë një transferte të mundshme. Ish ylli i kombëtares shihet si një nder kanditatët më seriozë për këtë pozitë në ekipin kuq e zi.

Më herët shqiptari ka zhvilluar takime për të mbajtur positin e drejtorit sportiv te kuqezinjtë në sezonin 2025-2026 me Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic.

Ka qenë vetë Cardinale, pronari i ekipt që ka ngarkuar me detyrë Furlanin për të qenë pjesë e kësaj përzgjedhje. Tare në bisedimet që do të zhvillojë javën e ardhëshme do të jetë në djeni të kushteve që ka ekipi milanez.

Tare, zhvillon takimin javën e ardhshme për drejtim të ekipit
Tare, zhvillon takimin javën e ardhshme për drejtim të ekipit

Dështimi i mëhershëm i afrimit të Tony D’Amico i Atalantas dhe Giovanni Sartori i Bolognas. E afron më tej pozicionimin e Tares në krey të këtij pozicioni. Lehtësi për Taren në këtë pozicion është se ai është pa një klub për momentin cka e bën më të thjeshtë këtë transferim. Duke mos pasur një angazhim do të jetë shumë më e thjeshtë për të që të marrë drejtimin e klubit dhe të vazhdojë me përzgjedhjet. Tare ka pasur disa sezone të sukseshme duke mbajtur poëtin e drejtorit sportiv të Lazio, për një kohë të gjate.