Tashmë, PSG e ka një vendim për Luis Enrique

Tashmë, PSG e ka një vendim për Luis Enrique

Luis Enrique është një prej prioriteteve që Paris Saint Germain ka vendosur në listën e saj. Kampionët në fuqi të Europës dhe njëherësh të francës e kanë konsideruar se e ardhmja e klubit do të jetë shumë më e sigurt nën lojën që Enrique zhvillon. Kjo është dëshmuar me sukseset që spanjolli ka sjellë në ekip. Ai ka zgjedhur që të shkruajë historinë me qëndrimin e tij në Francë, kjo është lehtësisht e vrejtur.

Pankina e PSG nuk është se ka pasur një qëndrueshmëri, prej vitesh ka njohur teknikë të ndryshëm. Prova të ndryshme dhe mungesa e qëndrueshmërisë së tyre ka bërë që klubi në Enrique të vlerësojë qëndrueshmërinë e tij. Tekniku me mbritjen e tij ka mundur të vendosë një tjetër rend në ekip. Lojë e qartë, aksione të pastra dhe tepër agresiv në kërkimin e golit. Pikërisht një formë e cila prej kohësh kishte munguar në ekip.

Tashmë, PSG e ka një vendim për Luis Enrique
Tashmë, PSG e ka një vendim për Luis Enrique

Duke u njohur me këtë qëndrueshmëri në arritjen e rezultateve, janë drejtuest të cilët kërkojnë zgjatjen e qëndrimit të tij. Fillimisht mungesa e besimit ishte e madhe, por rezultatet kanë treguar të lundërtën. Aktualisht ai ka një kontratë e cila përfundon në vitin 2027. Ndërsa janë drejtuesit të vendosur për të sjellë një zgjatje të qëndrimit të tij.

Tekniku vetë ka shprehur dëshirën dhe është tepër optimist për të vazhduar më tej qëndrimin në klub. Ai e konsideron si një hap tepër pozitiv vendosjen e tij në ekip. Blindimi I trajnerit është një tjetër objektiv që ekipi kërkon të arrijë.