Ten Hag, shkarkohet nga Bayern Leverkusen

Ten Hag, shkarkohet nga Bayern Leverkusen

Mediat edhe pse ende e pakonfirmuar janë duke reaguar sa I përket një largimi të rëndësishëm nga Bayern Leverkusen. Bëhët fjalë për drejtuesin teknik I cili supozohet se është shkarkuar nga detyra e tij vetëm pas dy ndeshjeve të para të zhvilluar në Bundesligë. Bayern Leverkusen nuk ka mundur të marrë asnjë pikë prej tyre duke sjellë kështu dhe shkarkimin e trajnerit.

Pikërisht klubi I cili do të duhet të sjellë dhe konfirmimin e këtij lajmi, por bëhët e qartë se Hag është vënë në djeni në lidhje me këtë largim. Mbritja e tij në Leverkusen erdhi prej korrikut ku më herët kishte kaluar një periudhë tjetër jo të mirë në Manchester United. Ishte pikërisht një nisje e dobët që nuk solli aspak besim në drejtuesit se një rikuperim I tillë mund të vijë me kohë.

Ten Hag, shkarkohet nga Bayern Leverkusen
Ten Hag, shkarkohet nga Bayern Leverkusen

Në sfidën e tyre të parë ata morrën një humbje me Hoffenheim 2-1, e cila ishte tepër zhgënjyese. Më tej ishte dhe ndeshja e dytë ku klubi arriti të thyhej dhe pse me një epërsi në vendosjen e tyre 3-1 përballë Bermen. Ishte një rezultat I cili e thelloi dhe më shumë zhgënjimin e tyre që kishin me drejtuesin e klubit.

Por, ajo që përfiltet më së shumti është se nuk kanë ndikuar vetëm rezultatet në këtë shkarkim të tij. Njëherësh mungesa e mbështetjes për holandezin nga hierarkia e klubit e ka bërë që të ishte një vendim I cili ishte shumë më I shpejtë. Pasardhësi I tij ende nuk dihet por bëhët e ditur se është klubi I cili po punon për të.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.