Tensione mes lojtarëve , Argjentinë – Brazil

Tensione mes lojtarëve , Argjentinë – Brazil

Dje u luajtj ndeshja e radhës për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, një përballje interesante e cila u zhvillua tregoi më tej për situatën mes dy ekipeve ku tensioni ishte I lartë dhe nervozizmi I tyre në një sfidë vendimtare ishte në maja. Një përballje ku nuk munguan as konfrontimet dhe përplasjet mes lojtarëve ka qenë ajo e cila ka qarkulluar në të gjithë rrjetin mes Paredes dhe Rodrygo Goes të Real Madrid. Përballja përfundoi në favorin e Argjentinës e cila e fitoi këtë sfidë me rezultatin 4-1 me golat e Alvarez, Fernandez, Allister dhe Sieone.

Kjo përballje shënoi dhe një fakt që ndodh për herën e parë ku në një takim mes Brazilit dhe Argjentinës mungoi dhe përplasja mes dy lojtarëve të rëndësishëm si Messi dhe Neyemar. Mungesa e të dyve për shkak të gjendjes fizike, Neyemar I cili është I dëmtuar dhe po qëndron jashtë fushe, ndërsa ylli argjentinas për të minimizuar lodhjen në fushën e lojës dhe pse është ende në futbollin e luajtur.

Tensione mes lojtarëve , Argjentinë – Brazil
Tensione mes lojtarëve , Argjentinë – Brazil

Ishin Paredes dhe Rodrygo të cilët përfunduan në një debat në mesin e ndeshjes e inicuar prej një ofendimi në fushën e lojës për shkak se mesfushori I Romës nuk ishte në formën e tij më të mirë. Përgjigja e mesfushorit brazilian ishte e menjëhershme dhe kaloi direkt në një kontakt fizik duke e goditur kundërshtarin. Kjo përballje është një rivalitet I përhershëm mes dy kombeve latinë që kanë treguar shpesh shpirtin e tyre luftarak dhe në rastin e djeshëm një sjellje agresive që do të duhet të shmanget në fushën e lojës.