Tensione në Real Madrid, Alonso largon një yll

Tensione në Real Madrid, Alonso largon një yll

Ekipi I Los Blancos I cili  është I plotë tashmë pas pushimit kombëtar ka nisur stërvitjen e tij. Grumbullimi I të gjithë lojtarëve ndodhi pikërisht këtë të mërkurë pasi shumë prej yjeve ishin bashkuar me ekipet kombëtare. Me nisjen e seancës stërvitore duket se nuk ka pasur një situatë të qetë dhe të normalizuar. Pasi është regjistruar dhe një incident mes dy yjeve të skuadrës.

Antonio Rudiger dhe Vinicius Junior debatin e tyre gjatë seancës stërvitore nuk e lanë vetëm me fjalë, por kaluan dhe në kontakt fizik. Ishte pikërisht e nevojshme ndërhyrja e Xavi Alonso për të qetësuar më tej situatën duke e vendosur jashtë fushe Rudiger. Mbrojtësi gjerman duket se është përcjellë në dhomat e zhveshjes shumë më herët se shokët e tij të ekipit.

Tensione në Real Madrid, Alonso largon një yll
Tensione në Real Madrid, Alonso largon një yll

Ajo që ka bërë përshtypje në shumë prej lojtarëve, është pikërisht vendimi I trajnerit. Një veprim I prerë në lidhje me pozicionimin e tij duke e vendosur atë jashtë skuadre. Edhe pse më tej ishte Rudiger I cili arriti të kërkojë falje për të gjithë shokët e tij të skuadrës.

Mesa duket Rudiger mund të ketë një situatë të nderë dhe për shkak të kontratës së tij me klubin. Duke qenë se është viti I fundit që ai mund të jetë pjesë e skuadrës. Me kontratën e cila skadon në 2026, dhe klubi që nuk është se ka një plan për rinovimin e tij. Shihet si një pamundësi e tij për të qëndruar më gjatë në skuadrën spanjolle. Edhe pse vendimi nuk është marrë ende për të ardhmen e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.