Miediat e ndryshme angleze janë duke vendosur Chelsean si një prej pritësve të mundshme që mund të ketë Ter Stegen. Lojtari është vendosur në listën e dëshihrave të gjigandëve anglezë, duke kaluar në një formë huazimi. Është ekipi anglez I cili kërkon të rrisë më tej një konkurencë në portë. Duke e bërë të mundur një transferim të tillë.
Lëvizja e tyre vjen pikërisht në një periudhë kur është pranë merkatos së dmrit. Kujtojmë që më herët ata dështuan për të siguruar shërbimin e Mike Maignan nga Milan, gjatë verës. Portieri gjerman I cili pritet të jetë larg Barcelonës mund të vendoset si një lojtar pranë tyre. Stegen është duke kaluar një periudhë pas reabilitimit të tij, ndërsa tashmë vazhdon të kundërshtojë konkurencën në skuadër.

Që prej fillimit të këtij sezoni ai nuk ka luajtur duke qenë se ka pasur kohën e duhur për rikuperim për shkak të një operacioni në shpinë. Rikthimi I tij në këtë dhjetor mund ta vendosë lojtarin në një opsion të mundshëm angazhimi në një tjetër skuadër. 33 vjecari mund ta shohë si opsion këtë lëvizje duke qenë se ka qëllime të tjera.
Detyra e tij kryesore mendohet se do të jetë përgatitja e tij e mëtejshme në Kupën e Botës. Chelsea në krahun tjetër e cila kërkon të ketë një lojtar me mjaft eksperiencë. Mund të kërkojë të shndërojë këtë lëvzije në favorin e saj. Duke pasur një lojtar me eksperiencën e duhur për të forcuar ekipin më tej në këtë sezon të rëndësishëm.



