Marc-Andre ter Stegen, do të jetë larg Barcelonës në janar, duke qenë se lojtari nuk është më në planet e skuadrës. Gjermani duket se e ka humbur rëndësinë që ka pasur më herët në skuadër. Shkak për këtë kanë qenë padyshim dhe dëmtimet e shumta që ka pasur ai. Duke qenë jashtë fushe për një periudhë të gjatë ka bërë që dhe rëndësia e tij në skuadër të minimizohet. Mungesa e stabilitetit ka bërë që të mos jetë në listën kryesore të teknikut.
Rikthimi I tij së fundmi në stërvitje ka nisur dhe një herë për drejtuesit një kërkesë tjetër. Ata janë të hapur që të sjellin kështu një shitje të lojtarit gjatë afatit të dimrit. Situate e tij brenda në klub ka nxitur më herët klube të ndryshme të shohin me mjaft interes këtë situatë. Cka e bën që të jetë pikërisht një gjendje e cila nxit mundësinë e klubeve të përfitojnë nga ky shërbim.

Media të ndryshme kanë raportuar në lidhje me disa klube të cilat janë vendosur pas lojtarit. Rikuperimi I plotë I tij e bën të mundur që të jetë një përforcim I nevojshëm për disa klube të ndryshme. Janari mund të sjellë kështu një transferim të mundshëm të lojtrait. Qëllimi I tij është të sigurojë një transferim për të pasur mundësi që të jetë aktiv në kupën e Botës. Mesa duket është hap I cili është përkrahur dhe prej trajnerit gjerman në lidhje me një lëvizje të tillë.



