Detyra e Barcelonës tashmë është që të krijojë një hapësirë për kufirin e saj të pagesave. Një detyrë e cila është kthyer në pengesë për ekzekutim nga një prej lojtarëve. Marc Andre ter Stegen është duke shërbyer dhe duke sjellë një pengesë mjaft të madhe në këtë ekzekutim. Mediat e bëjnë më të qartë të gjithë situatën që është duke u krijuar në ekipin katalanas.
Portiere I cili pritet të nënshtrohet një ndëryrje do të ketë një mungesë e cila është relativisht e gjatë. Kjo për klubin do të shërbejë pasi ai jep konfirmimin se nuk do të ketë mundësi për të dhënë kontributin e tij në ekip. Prej kësaj është klubi që arrin të përfitojë. Por, portiere gjerman ka zgjedhur të mos nënshkruajë.

Dhe pse më herët ka qenë klubi I cili kishte menduar se 80% të shumës nga paga e tij do të kishte mundësi që ta shfrytëzonte për një hapësirë në kufirin e pagesave. Pagë e cila më tej do të shërbente dhe për regjistrimin e Joan Garcia. Me një mundësi të bllokuar për shkak të ter Stegen, Barcelona është e ngelur në këtë mes. Dhe pse klubi nuk ka zgjedhur që të ndajë më tej detaje në lidhje me gjendjen e tij pasi konsiderohet si një e dhënë ngushtësisht personale.
Me një situatë e cila është e tensionuar mbetet Barcelona ajo që do të duhet të ndërmarrë një hap sa I përket këtij rregulli. Ekipi është duke bërë një seri hapash që pritet ta normalizojnë dhe të vendosin portierin përballë kësaj zgjedhje.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.