Teuta arrin të marrë fitoren ndaj Dinamos me një gjuajtje

Teuta arrin të marrë fitoren ndaj Dinamos me një gjuajtje

Teuta ka mundur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Dinamos. Ishte pikërisht një ndeshje e prapambetur në javën e kaluar që solli kështu një moment ringjallje për dursakët. Sfidë e cila nisi e hapur për të dy ekipet të cilat ishin në kërkim të golit të tyre. Dinamo ishte shumë më insistuese në këtë dalje lëvizje e cila erdhi pikërisht pasi durrsakët u vendosën me dhjetë lojtarë në fushë.

Ishte përjashtimi i Vidal që ju hapi mundësi për të pasur më tej aksesin në sulm. Por, edhe pse kërkesa ishte e lartë ishin vendasit që u rikthyen duke shënuar. Kotobelli arriti të dërgojë topin në rjetë duke i dhënë epërsi Teutës.

Teuta arrin të marrë fitoren ndaj Dinamos me një gjuajtje
Teuta arrin të marrë fitoren ndaj Dinamos me një gjuajtje

Mjaftoi një gol për dursaktë që të tërhiqeshin dhe të ishin shumë më të kufizuar në sulmin e tyre. Dinamo edhe pse e shtoi akoma më shumë intensitetin e sulmit nuk mundi t’ia dilte. Me raste që nuk munguan por pa një saktësi ata nuk mund të shndëronin një gol.

Pjesa e dytë do të shërbente më tej lër të sjellë dhe epërsinë numerike të barabartë. Nani u dënua me kartonin e kuq, Dinamo vazhdoi më tej por nuk mundi të prodhonte një rezultat më të mirë.

Sfida e cila u mbyll me rezultatin 1-0 ndaj Teutës falë një gjuajtje të vetme. Me tre pikë të fituara, Teuta rikthehet shumë më e bindur në këtë sezon duke kërkuar të jetë konkuruese në këtë fitore mjaft të rëndësishme. Pikë të vlefshme në këtë sezon të rri i cili sapo ka staruar.