Ndeshja e djeshme përfshinte dy ekipe të cilat ishin në zonën e rrezikut, dy ekipe që luftojnë për mbijetesë. Teuta në një sezon jo të mirë arriti që të rikthehet në fushën e lojës me një shpresë pas dy barazimeve, një fitore ishte triumfi I saj. Tashmë në pikë të barabarta por e renditur jashtë zonës së rrezikut ajo mund të marrë frymë lirisht. Një frymëmarrje e cila e ndihmon ekipin të ripozicionohet në Superiore.
Humbja nuk ishte e thjeshtë për korcarët, duket se fitorja e tyre me Vllazninë jashtë nuk ndikoi. Një tjetër sfidë në durrës u bë e vështirë duke shkuar përsëri në humbje dhe të rrezikojnë duke qenë në vendin e fundit. Me vetëm 30 pikë ata do të duhet të luftojnë më tej për këtë sezon duke mos rënë nga Superioria. Me diferencën e vetëm një goli ata nuk mund të riktheheshin në fushë për të rigjendur dhe njëherë mundësinë e triumfit.

Një sfidë e nisur me një gol të Toma në minutën e 11 e rikthen dhe njëherë entuziazmin e Teutës në shtëpi. Gol I cili shënoi të gjithë pjesën e parë, por nuk e coi më tej ecurinë e kipit. Pjesa e dytë nuk krijoj asnjë mundësi për miqtë pavarësisht zvendësimeve de hedhjen në sulm nuk arritën të krijonin një aksion. Korcarët ngecën me një mundësi për të barazuar dhe të siguronin një pikë, por e pamundur një rikthim I tyre. Sfida u mbyll me një fitore simbolike të dursakëve në shtëpi cka I lejon tashmë të shijojnë për më shumë se 5 javë daljen nga zona e rrezikut. Gjithësesi, edne nuk janë larguar për të qenë të sigurt në vazhdimin e qëndrimit të tyre në Superiore.