Mbrojtësi I majtë I Milan duket se të ardhmen e tij në sezonin tjetër nuk do e ketë pjesë të ekipit kuqezi. Athletico Madrid ka kërkuar përsëri shërbimin e tij, këtë herë një ofertë e cila vjen në rritje për të. La Liga mund të jetë shtëpia e tij e re në sezonin e ardhshëm.
Theo Hernandez, mbrojtësi I Milanit pavarësisht se me një sezon të vështirë atje ka mundur të sigurojë një ofertë mjaft të mirë. Francezi hyn në fundin e kontratës së tij me Milan në këtë sezon. Me një rinovim I cili nuk shihet si një opsion I mundshëm ai mund të ketë një kalim të mundur. 26 vjecari duket se nuk do e ektë të vështirë përfundimin e kësaj kontrate.
Oferta e parë për të ka ardhur prej Simone Inzaghi I cili tashmë është duke drejtuar klubin e Al Hilal. Një mundësi ndjellëse për të duke qenë se ka siguruar një shumë prej 30 milion euro për transferimin e tij që shkon në favor të Milan. Gjithashtu dhe shuma që është premtuar për të është e majme duke siguruar kështu një pagesë prej 18 milion euro në sezon.

Mirë po Hernandez është shprehur se qëndrimi I tij do të jetë në europë. Ky është refuzimi I tij I parë në këtë sezon kalimesh. Tashmë në kërkim të tij është vendosur dhe Atletico Madrid. Klubi spanjoll ka sjellë një ofertë e cila është shumë pranë pritshmërisë së Milan. Duke ofruar 20 milion euro për klauzolën e tij të lirimit. Ndërsa për sportistin ofrohen 15 milion euro në sezon. Kalimi ende nuk është konfirmuar por shihet si shumë më afër një transferimi të mundshëm.