Malick Thiaw mund të vendoset jashtë Milan në këtë sezon kalimesh. Është pikërisht forma e lojtarit që ka ngjallur një interes mjaft të madh nga shumë prej klubeve të Premier Ligës. Janë kërkesa që po bëhët gjithnjë e më shumë konkrete me kalimin e tyre të kohës. Milan në krahun tjetër i cili është duke kaluar një sezon të rëndësishëm kalimesh. Por, qendermbrojtësi gjerman mund të jetë në shitje dhe është cilësuar si një mundësi për të qenë jashtë ekipit.
Edhe pse i vendosur në përpjekje për të sjellë një skuadër e cila është më e fortë. Një largim mund të mos e prekë duke qenë se e ka cilësuar si një lojtar i cili mund të zvendësohet. Perofromanca e tij jo e qëndrueshme e ka vendosur atë në një pikë që mund të mos jetë me pjesë e kuqezinjëve.

Newcastle United duket se është i interesuar për shërbimin e 24 vjecarit duke ndërmarrë dhe hapat e parë në lëvizje. Thiaw sipas klubit anglez është pikërisht një prej tyre i cili do të shërbejë dhe do të ndihmojë për të sjellë një frymë të re.
Milan dhe pse dëshiron që ta vendosë jashtë skuadre e ka vendosur që ka një limit në këtë transferim. 25 milion euro është duke kërkuar klubi kuqezi për shërbimin e mbrojtësit gjerman. Tashmë është në dorë të Newcastle për të vendosur nëse do të duhet të ketë një transferim apo jo. Dhe pse nga klubi ka mjaft optimizëm sa i përket këtij afrimi në klubin anglez.