Thomas Tuchel rinovon në krye të Anglezëve

Thomas Tuchel rinovon në krye të Anglezëve

Thomas Tuchel ka zgjatur më tej kontratën e tij të qëndrimit në krye të ekipit kombëtar. Drejtues të Federatës kanë vendosur që qëndrimi I tij të lidhet më tej deri në vitin 2028. Kontrata e re për teknikun sjell më shumë besim për lojën që pritet të zhvillojë ai në këtë periudhë. Anglia në fazën e eleminatoreve të grupeve në Botëror, mundi të sigurojë vendin si përfaqësuesja e parë Europiane.

Padyshim nën ndikimin e Tuchel dhe një ekipi të plotë ata arritën një siguri mjaft të madhe nga kjo dalje. Cka e shtyn më tej skuadrën që të ndërmarrë një hap shumë më të sigurt në zhvillimet e mëtejshme. Ekipi në këtë organizim Botërori është duke kërkuar që të jetë mjaft I përfshirë, jo vetëm si një vend pjesëmarrës por të mund të sigurojnë titullin e këtij kompeticioni.

Thomas Tuchel rinovon në krye të Anglezëve
Thomas Tuchel rinovon në krye të Anglezëve

Mos pasja e asnjë goli në eleminatore duke siguruar një repart defensiv mjaft të fortë, krijoj një vlerësim mjaft të madh për lojën që Tuchel është duke sjellë. Ndërsa sulmi mundi të sigurojë serinë e 20 golave. Tuchel duket se do të ketë besimin në vazhdim për të pasur drejtimin e skuadrës.

Rezultatet mjaft të mira dhe klima që ka mundur të krijojë në ekip ka sjellë vendimin e Federatës, për të besuar në kompeticionin e rëndësishëm sportiv. Kontrata e re pritet ta lidhë teknikun me drejtimin deri në 2028.