Përballja e djeshme vuri dhe njëherë në pah talentin e Lamine Yamal, lojtari I rri I cili I vendosur në ekipin katalanas po shkëlqen. Forma e tij ishte tërësisht dominuese, ku ishte në gjendje të arrinte një sukses të padiskutueshëm. Kur ekipi I tij ishte pikërisht dy gola në disavantazh ai rikthehet I vetëm për të dhënë më shumë shpresë. Futja në zonë I vetëm dhe triblimi duke gjuajtur drejt rrjetës I dha mundësinë për të besuar ekipit të tij.
Dje përkoj gjithashtu dhe me 100 ndeshjet e tij si profesionit, vetëm 17 vjec. Padyshim, që është ndër lojtarët e rrinj që arrin një rekord të tillë ndeshjesh në këtë moshë. Krahasimet e tij janë të shumta, me yjet e tjerë të futbollit duke e cilësuar si më të mirin në botë. Ndaj kësaj ka ardhur dhe reagimi I Marcus Thuram. Sulmuesi I Inter I cili ishte ai I cili e hapi ndeshjen që në sekondën e 33 me një gol.

Cilësimi si lojtari më I mirë në botë sipas Thuram, nuk është aspak I duhuri. Ai theksoi se adoleshenti është ende herët për cilësime të tilla por ka arritje të pamohueshme deri tani. Si lojtarët më të mirë në botë ai theksoi se janë dy dhe janë francezë. Për të Ousmane Dembele është një prej lojtarëve më të mirë në botë, I pari në renditje. Kylian Mbappe është I dyti sipas tij në listën e lojtarëve më të mirë në botë. Në një renditje sipas Thuram ai do të gjendej I treti në këtë listë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.