Ndeshja e cila u luajt në mbrëmjen e djeahme solli një përballje mes Izraelit dhe Italisë. Sfidë e cila është e vlefshme për kualifikuesen në Kupën e Botës 2026. Loja e cila u zhvillua tej mase e qetë dhe pa asnjë incident në Debrecen të Hungarisë. Një nga ato sfida ku e gjithë “rrëmuja” u zhvillua në tribunë jashtë fushe.
Mjaftuan vetëm pak minuta para se ndeshja të fillonte që mbështetësit e italisë që nuk ishin të pakët në numër të shprehnin revoltën e tyre. Ishte një grup të cilët gjatë luajtjes së himnit izraelit reaguan në shenjë proteste me fërshëllima.

Gjatë kohës që ishte duke u luajtur himni ata fishkëllyen, dhe kthyhen shpinën në shenjë proteste. Edhe pse një grup i vogël mbështetësish, atomosfera në stadium nuk ishte aspak e mirë. Kjo për shkak të situatave politike që Izrael është duke krijuar. Madje dhe revolta e tyre u cilësua si një prej atyre mesazheve të qarta që do të duhet të marrë politika izraelite.
Dhe pse futbolli shpesh konsiderohet si një urë bashkimi, janë pikërisht tensione të tilla që nxisin dhe forma të ndryshme reagimi. Shpesh mes vendeve që kanë nxitur ose janë pjesëmarrëse në to ka një reagim të qartë. Më heret ka qenë UEFA e cila me një vendim e ka lënë jashtë Rusinë cdo kompeticioni të rëndësishëm. Kjo për shkak se ata janë duke nxitur dhe mbjatur nën kontroll teritorin Ukrainas.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.