Ndeshja e djeshme tregoi dhe një herë se vështirësitë e Tiranës kanë marrë fund dhe do të ketë një tjetër sezon. Pjesë e Superiores ajo arriti t’ia dalë duke qëndruar në ndeshjen e saj përballë Pogradecit. Sfidë e vështirë e cila u mbyll me vetëm një gol të realizuar prej kryeqytetasve.. mesa duket ka qenë thjeshtë një pengesë në sezon ku shpresa e bardhe bluve vjen për sezonin e tyre të ardhshëm.
Kërkesa e Tiranës ishte e vetmja të tregonte që ishet në gjendje për ta përballur këtë sfidë më së miri. Lufta e saj për të qëndruar në Superiore vazhdoi gjatë në këtë sezon. Shpesh, është diskutuar në këtë sezon se do të ketë një rënie të saj dhe mund të hasë vështirësi. Por, reagimi I tyre në sifën e play off tregoi se ishte e nevojshme një ripërtëritje për ta. Sfida nisi e qetë me një lojë në kontroll.

Pogradeci që në fillim të saj pësoi një pengesë duke qenë se Pengu një ndër elementët më të rëndësishëm të ekipit pësoi një dëmtim. Largim nga fusha e lojës që kushtoi shumë për ekipin. Liqenorët në këtë sezon arritën që të bënin më së miri detyrën e tyre në Kategorinë e Parë. Mundësia që u shfaq për ta pasi arritën të mposhtin Besën e Kavajës I vendosi ata përballë play off të Superiores.
Objektiv I vetëm për ta në këtë ndeshje ishte fitorja, duke qenë se ishte e vetmja mundësi për të kapërcyer në këtë rrugëtim mundësinë e tyre. Djemtë e Bledi shkëmbit ndërprenë ëndërrën e Pogradecit me një gol të vetëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.