Tirana shkëlqen në derbi shënon tre gola, mposht Partizanin

Tirana shkëlqen në derbi shënon tre gola

Dhe pse në një sezon aspak të favorshëm, ekipi I tiranës ka shkuar në këtë derbi me një synim triumfin. Për këtë sezon ai ishte derbi I fundit në një sezon ku ka munguar rritmi. Në tre sfidat e mëhershme kanë qenë dy barazime pa gola dhe I fundit 1-1. Një fitore shprese për ekipin e Tiranës I cili është I ngelur në këtë sezon. Shpëtimi I tyre nga vendi I fundit ende nuk e ka nxjerë nga rreziku I rënies.

Humbja e derbit për Partizanin është dekurajuese për ekipin. Të vendosur prej kohësh në top katërshe ata mund të rrezikojnë pozitën e tyre duke qenë se janë vetëm një pikë mbi vendin e pestë. Rrugëtimi I Partizanit mund të pësojë një goditje në ndeshjet e fundit të këtij sezoni.

Tirana ishte kërkuese ndaj golit që në fillim të lojës, një gol I cili u arrit në minutën e 20. Jarmouni me një goditje me kokë pas ekzekutimit të goditjes së dënimit bëri të mundur realzimin e golit të parë. Përsëri ishte pikërisht ai që realizoi nga pika e 11 metërshit golin e dytë. Pjesa e parë u mbull me atë rezultat 2-0.

Tirana shkëlqen në derbi shënon tre gola
Tirana shkëlqen në derbi shënon tre gola

Rikthimi në pjesën e dytë nuk e vuri në presion Tiranën duke qenë se vinte me një avatazh prej dy golash. Ekipi u mundua të ruante një lojë të qëndrueshme nga ku të siguronte më tej fitoren. Partizani pavarësisht ndryshimeve në pjesën e dytë nuk mundi të ndryshojë fatin e lojës. Në minutën e 68 Tirana arrin të shënojë gjithashtu golin e tretë. Përfundimi I ndeshjes me tre gola mund të jetë një pikë nisje e re për ekipin e Tiranës.